E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen hajdutet e kishave

KAVAJE - Kapen dy persona te vene nen akuze per vjedhjen e objekteve te kultit ne Elbasan dhe Lushnje. Burime zyrtare nga Policia e Kavajes thane se kane arrestuar, Gezim Ymerin 36 vjec dhe Totila Kocin, 36 vjec, i pari nga Tirana dhe i dyti nga Elbasanit. Policia tha se, dy personat e mesiperm jane kapur ne flagrance dy dite me pare rreth ores 11:30. Policia tha se, Gezim Ymeri ishte i shpallur ne kerkim me date 3 maj, nga Komisariati i Policise Lushnje, per vepren penale te "vjedhjes". Burime zyrtare thane se, Ymeri dhe Koci, dyshohet te jene autor te vjedhjes se disa bagetive, ngjarje e ndodhur ne daten 13 maj. Por ndaj tyre eshte dokumentuar teresisht implikimi i tyre ne nje sere vjedhjesh te tjera te pasurise ne rrethe si, Devoll, Librazhd, Elbasan, Kavaje dhe Lushnje. Sipas policise, ata vidhnin kryesisht njesite tregtare e ushqimore, vjedhje banesash, vjedhje te institucioneve fetare, vjedhje bagetish, vjedhje te Kishave te Divjakes se rrethit te Lushnjes, te fshatit Greth- Kryevith te rrethit Kavajes, vjedhjen e Kishes se Shen Thanasit ne Elbasan, vjedhje te bagetive ne Divjake dhe ne fshatin Kalush Kavaje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›