Gjinushi: "Fitore te sigurte, Berisha zhgenjeu keto 4 vjet"
Kryetari i PSD-se Skender Gjinushi ka vijuar takimet per fushaten elektorale ne qytetin e Shijakut. Gjinushi tha se PD-ja eshte kthyer ne partine e mashtrimeve te medha, ndersa shtoi se fitorja e koalicionit te majte eshte e sigurt. "Ne fitoren e quajme te sigurte, sepse shumica e popullsise eshte totalisht e zhgenjyer nga keto 4 vite qeverisje. Pra Berisha ka kurajo te marre borxh ne emrin tone, pra 300 milion euro per drejti do te thote 100 euro per shqiptar, pra gjithkush nga ju dhe familja juaj ka marre borxh per faj te Berishes dhe qeverise se tij dhe keto duhet t'i shlyejme", tha Gjinushi.