Kodheli: "Konferenca kombetare per programin, sot publikimi"
Partia Socialiste sot ne konventen e saj elektorale do te publikoje dhe miratoje programin e saj elektoral dhe qeverises per zgjedhjet e 28 qershorit. Konventa ose sic quhet zyrtarisht Konferenca Kombetare per programin do te mbledhe ne Pallatin e Kongreseve, delegate nga 12 qarqet e vendit, nderkohe qe 7 pikat e programit do prezantohen nga 7 drejtues te larte te PS. Punimet do kulmojne me fjalimin e kreut te PS, Edi Rama. Programi i ri, tha zedhenesja e kryesise se PS, Mimi Kodheli do t'u ofroje shqiptareve vizion te ri, ide dhe zgjidhje te reja, nje politike te re per ndryshim. Programi eshte finalizuar pas nje dialogu te gjate.