Vrasja e kambistit, pas plagosjes
Artan Cena
TIRANE - Te vene nen akuzen per vrasjen e nje kampisti, Agush Hyzoti ne Durres, tre te rinj jane te dyshuar dhe si autore te disa grabitjeve te ndodhura ne Tirane. Amarildo Ranxha 25 vjec, Kevin Ranxha 32 vjec, dhe Luis Vangjeli 26 vjec, jane vene nen akuze nga policia si personat qe kane plagosur Rudina Shametajn, gjate tentatives per grabitjen e pikes se kembimit te parave, "Koneja", ne rrugen e Kavajes, nje muaj me pare. Burime zyrtare te Policise se Tiranes thane se, kane zbuluar dhe vjedhjen e nje makine tip "Ford Fiesta", me te cilen eshte bere nje nga tentativat e grabitjes. Ka qene denoncimi i nje qytetareje, qe ka bere zbulimin e makines dhe me pas dhe te tentatives se grabitjes se pikes se kembimit valutor. Tre persona e mesiperm, jane vene ne pranga disa dite me pare ne Durres, pasi jane akuzuar per vrasjen e nje kampisti, gjate tentatives se grabitjes. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes, thane se, gjate hetimeve eshte bere e mundur qe te gjendet makinat e denoncuar si e vjedhur dhe dokumentimi i disa ngjarjeve.
Por me gjetjen e makines, policia ka mundur te zbuloje dhe tentativen e grabitjes se pikes se kembimit te valutes, te ndodhur ne fillim te "Rruges se Kavajes". Burime zyrtare te uniformave blu thane se, eshte mundur te dokumentohet plagosja e Rudina Shametit, e cila ishte punonjesja dhe pronarja e pikes se kembimit valutor "Koneja". Te arrestuarit ne oret e para te dates 18 prill, kishin shkuar ne fillim te rruges ku ndodhej dyqani dhe sapo eshte hapur kane sulmuar punonjesen. Por kundershtimi i saj, ka bere qe hajdutet te hiqnin dore nga plani i tyre dhe te zhdukeshin pa lene gjurme. Por vrasja e kambistit Agush Hyzoti, ka bere qe ata te dalin zbuluar dhe te akuzohen dhe per ngjarje te tjera. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit, tha se deri tani ka mundur te zbardhe vetem vjedhjen e makines ne rrugen "Mihal Grameno", si dhe tentativen e grabitjes se pikes se kembimit.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane se, makina e vjedhur ne Tirane eshte perdorur per arratisjen nga vendi i vrasjes se kambistit Hyzoti. Ka qene pikerisht hetimi i kesaj ngjarjeje qe ka zbardhur vjedhjen dhe me pas dhe ngjarjen e ndodhur ne daten 18 prill te ketij viti ne qender te Tiranes. Sipas policise, nga specialistet e seksionit te vjedhjeve eshte duke u punuar intensivisht per dokumentimin ligjor te ngjarjeve te tjera te kryera nga keto persona ne Tirane. Dosja hetimore ne ngarkim te tyre i ka kaluar Prokurorise se Tiranes, per akuzat e "vjedhjes" kryer ne bashkepunim dhe "vjedhjes me arme" kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative. Nderkaq qe mbi ta rendon dhe akuza e"vjedhjes me arme me pasoje vdekjen".