E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia Prroni, i denuar per vrasje

TIRANE - Nje 27-vjecar eshte ekstraduar dje nga Italia, pasi akuzohej per veprat penale te "vrasjes me paramendim" dhe "armembajtje pa leje". Sokol Prela (Prroni), lindur ne Oblike dhe banues ne Qafe Hardhi, Shkoder eshte denuar me 11 vjet heqje lirie nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, nderkohe qe ishte shpallur ne kerkim edhe nga policia e Shkodres. Vendimi eshte dhene me daten 3 dhjetor te vitit 2004. Arrestimi i Preles u be i mundur nga policia e Firences ne Itali. 27 vjecari akuzohet se pasditen e 6 marsit te vitit 2002, ka qelluar per vdekje me arme zjarri, ne ambientet e Qytetit Studenti, Gezim Koren. Pas kryerjes se krimit, autori Sokol Prroni eshte larguar nga vendi yne, duke u strehuar te te afermit e tij pertej detit, ne Itali. Burime nga komisariati i Policise se Shkodres bejne te ditur se agjentet e policise te ketij komisariati bene te mundur ne rruge operative te saktesojne vendin ku fshihej Sokol Prroni. Materialet hetimore ne ngarkim te tij i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Tiranes, e cila pritet qe ne ditet ne vazhdim t'i komunikoje akuzat si dhe denimin e marre ne mungese. R. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›