E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen në flagrancë grabitësit e mitur

Dy persona janë arrestuar në flagrancë sot rreth orës 10:00 në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë pasi që të njëjtit kishin grabitur një zinxhir ari nga një kalimtare rasti. 

Të dyshuarit kanë tentuar të ikin nga vendi i ngjarjes, por ishin pjesëtarët efikas të policisë të cilët pak metra prej vendit të ngjarjes arritën t’i vënë në pranga të miturit.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë Rajonale në Prishtinë, ka deklaruar për Indeksonline se, dy persona të mitur, janë duke u intervistuare në stacionin Qendra në Prishtinë për një grabitje që ka ndodhur sot në sheshin “Nënë Tereza”.

Ajo tha se, policia ka konfiskuar një zinxhir të arit të cilin të dyshuarit e kishin grabitur nga viktima, femër.

Indeksonline ju sjell foto gjatë arrestimit të të dyshuarve./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›