E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet Zyra Koordinuese për Forumet e Sigurisë

Që nga dita e hënë do të filloj punën Zyra Koordinuese për Forumet e Sigurisë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi me kete rast tha se organizimi i forumeve të sigurisë është në tri nivele në atë komunal, ekipet vepruese per sigurinë në bashkësi dhe komitetet për siguri në bashkësi. Këto forume janë të rregulluara edhe me ligjin mbi policinë.

Themelimi i forumeve të sigurisë më anë të ligjit mbi policinë eshte e drejt e drejtorit të policisë që t'i themeloj ato aty ku është e nevojshme. Kështu u shpreh Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi në ceremonin e hapjes së Zyrës Koordinuese për Forumet e Sigurisë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Zyra Koordinuese për Siguri në Bashkësi është mbështetur edhe nga OSBE dhe Icitap. Kryesuesi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger theksoi se OSBE është e kënaqur me themelimin e kësaj zyreje sepse tregon qe përpjekjet për ndihmuar institucionet e Kosovës që lidhen me zhvillimin dhe sigurinë në bashkësi janë të suksesshme.

Zyra Koordinuese për Siguri në Bashkësi përbeht nga këto fusha tematike,Komiteti Lokal për Siguri Publike,Ekipet vepruese per siguri në bashkësi, këshillat komunale për siguri në bashkësi si dhe policimi në bashkësi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›