E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket denoncuesi i kontrabandës

Muharrem Fejziq, malazezi i cili pati folur publikisht për kontrabandën që është bërë me cigare në kufi mes Malit të zi dhe Kosovës, është zhdukur dje.

Policia ka gjetur veturën e tij në një rrugë, por pa asnjë shenjë jete të Fejziq.

Anëtarët e familjes së tij, të cilët natën e kaluar ishin në vendin e ngjarjes, kanë akuzuar policinë, se nuk ka bërë asgjë për ta mbrojtur atë.

Familjarët e Fejziq, dyshojnë se ai është rrëmbyer apo vrarë për pretendimet e paraqitura publikisht./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›