E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen në flagrancë për prostitucion

Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme Durrës, ka realizuar dy arrestime në flagrancë. Në pranga kanë rënë shtetaset me iniciale S.Y, 29- vjeçe,  si dhe  D.D, 49- vjeçe,  të dyja banuese në Durrës.

Më datë 18.01.2012, në afërsi të vendit të quajtur Ura e Dajlanit në plazh, shtetasja me iniciale S.Y është kapur në flagrancë duke ushtruar prostitucion.

Nga të dhënat e dala gjatë hetimit, rezultoi se ajo shfrytëzohej për këtë qëllim nga shtetasja me inicialet D.D, e cila i siguronte edhe klientelën.

Materialet proceduriale për veprën penale të Shfrytëzimit të prostitucionit ndaj shtetases D.D. dhe për veprën penale të Ushtrimit të prostitucionit ndaj shtetases S.Y, iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›