Engel: Kam punuar për lirimin e Berishës
Ndërsa një ditë më parë raportohej se piloti shqiptaro-amerikan, James Berisha është liruar nga autoritetet e Eritreas, pas vizitës që zëvendëskryeministri i parë, Pacolli, i bëri këtij vendi, një reagim tjetër vjen sot.
Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, me anë të një njoftimi ka marrë përsipër meritat për lirimin e pilotit shqiptaro-amerikan.
Është një lehtësim i madh që James është liruar nga burgu dhe është larguar nga Eritrea. Ky është një festim i vonshëm për familjen Berisha dhe i dëshiroj Jamesit bashkim të shpejtë me të dashurit e tij.
Kam punuar në prapaskenë për lirimin e Berishës, tani e disa muaj dhe i falënderoj autoritetet e Eritresë që e aprovuan kërkesën time humanitare për ta liruar. Edhe të tjerë kanë ndihmuar për të bindur eritreanët për ta liruar Jamesin, prandaj për të gjithë që kanë ndihmuar që ai të lirohet, ju them faleminderit, ka shkruar më tej Engel.