Çifti Depp-Paradis, përfundimisht të ndarë
I japin fund lidhjes së tyre 13-vjeçare, çifti i famshëm Johnny Depp me Vanessa Paradis. Mesa duket, burimi i ndarjes së çiftit më të bukur në kinema, i cili qëndronte në ajër për shumë muaj është publikuar nga e përditshmja amerikane People, në numrin e djeshëm.
Ky lajm i bujshëm, po bën tashmë xhiron e botës nëpër faqet e thashethemeve rozë. Depp dhe Paradis kanë dy fëmijë, vajzën Lily-Rose Melody dhe djalin John Christopher.
Sipas revistës amerikane, Pirati Depp do të jetojë në Los Angeles . Jo vetëm kaq, por ai është prezantuar në tapetin e kuq në premierën e Golden Globe që u mbajt të dielën në Los Angeles, i vetëm.
Depp dhe Paradis prej një viti nuk janë parë që të fotografohen së bashku.
Aktori hollivudian Depp dhe këngëtarja franceze Vanessa Paradis, tashmë i japin fund krizës, e cila kishte zanafillën që në vitin 2011-të.