Plagosje me armë zjarri, në kërkim autori
Rreth orës 20.00 të mbrëmjes së kaluar, në fshatin Bubq të Krujës është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi me inicialet A.SH, 33- vjeç.
Ai menjëherë është transportuar drejt Spitalit Ushtarak Tiranë, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore nga ekspertë të policisë, ka rezultuar se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Dritan Hoxha, 23-vjeç, banues në fshatin Mazhë e Vogël-Krujë.
Policia ka njoftuar se nga ana e saj u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e këtij shtetasi.
Materialet proceduriale për veprat penale të Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë dhe Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake, i’u kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Krujë.