Arrestohen pesë persona për prostitucion

Pesë persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin e marrjes me prostitucion dhe trafikim e qenieve njerëzore. ndër të arrestuarit janë tre meshkuj S. Z ., N. C., I. D., dhe dy femra L. K., B.N. të pesë personat janë shqiptarë nga Republika e Kosovës. Sipas njoftimit të policisë, operacioni është zhvilluar rreth orës 11:00 dhe dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penal “ mundësim në prostitucion dhe marrje me prostitucion”.
“Bazuar në hetimet preliminare të policisë personat e dyshuar S.Z dhe N.C në bashkëpunim kishim mundësuar zhvillimin e prostitucionit duke shfrytëzuar një shtëpi dhe një lokal që dyshohet se ju takojnë këtyre personave”, thuhet në njoftimin e policisë.
ndaj dy personave të parë është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa tre të tjerët janë dërguar në Gjykatë për Kundërvajtje për procedurë të mëtutjeshme./Indeksonline/