Tahiri vazhdon vizitat

Kryetar i Aleancës për Prishtinën Besnik Tahiri vazhdon vizitat nëpër lagjet e Prishtinës. Kësaj radhe ai vizitoi lagjen “Matin I”.
Sipas zyrës për informim të Tahirit, ai gjatë vizitës u njoh nga banorët me problemet dhe vështirësitë e shumta me të cilat po ballafaqohen.
Tahiri gjatë tubimit premtoi zgjidhje të problemeve.
“Ne do mundësojmë që në Mat I të funksionojmë qarkullimi normal të banorëve dhe mbi të gjitha që edhe banorët e kësaj lagje të ndihen pjesë e një qyteti modern duke vendosur praktika ku shqyrtimi i çdo plan ndërtimi do të burojë nga kërkesat dhe nevojat e lagjeve duke u harmonizuar me planifikimin dhe nevojat banorëve dhe bizneseve. Qytetarët e Prishtinës do të kenë mundësinë të japin mendimet e tyre dhe të zgjedhin vetë të ardhmen e lagjes ku ata jetojnë”, ka thënë Tahiri./Indeksonline/