E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen pjesëtarë të “Sektit të Vdekjes”

8 persona janë arrestuar në veri të Meksikës, pasi kanë urdhëruar vrasjen e dy fëmijëve 10-vjeçar dhe një gruaje gjatë një rituali fetar të aplikuar nga një sekt, i cili ka marrë një përhapje të gjerë dhe numëron deri në 2 milionë pasues në Meksikë.

Kulti i quajtur “Kulti i Shën vdekjes” i falet një ikone, që s’është gjë tjetër veçse një skelet që mban në dorë një kosë dhe është e veshur me rroba, pra siç e njohim të gjithë, simboli i vdekjes. Ky sekt që i thur lavde vdekjes, prej 20 vjetësh vepron në Meksikë dhe sakrifikon njerëz të pafajshëm, me gjakun e të cilëve lyen altarin e këtij idhulli të pazakontë. Vrasjet më të shumta për këtë qëllim kanë ndodhur 2-3 vitet e fundit, thuhet nga dëshmitarët.

Pak kohë më parë, 2 fëmijë 10-vjeçar që rezultonin të humbur nga familjet e tyre, ishin sakrifikuar pikërisht nga ky sekt dhe gjakun e tyre e kishin shpërndarë nëpër altarin të cilit i falen. Sipas të dhënave, ky sekt i rrezikshëm është një përzierje e katolicizmit dhe besimit pagan të indigjenëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›