E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Me te miret e “Tirana – Teens”, bursa studimi Sonila Isaku

Qe te rinjte e kryeqytetit te jene me aktive ne jeten sportive por edhe ate kulturore, Bashkia e Tiranes ka nisur nje sere nismash duke i pasuar ato edhe me bursa studimi por edhe udhetime. Keshtu nje udhetim ne kryeqytetin austriak Vjene, eshte shperblimi qe kryebashkiaku Basha u ka bere 100 nxenesve te shkolles se mesme “Ismail Qemali”, e cila u shpall shkolla me e mire, ne konkursin “Tirana – Teens”. Ketij grupi do t’i bashkohen edhe nxenesit qe u shpallen me te miret ne sport dhe art. “Sikunder ju premtova, sot do te japim cmimin surprize per shkollen fituese, qe eshte “Ismail Qemali” dhe keta 8 sportiste dhe artiste te gjimnazeve te tjera te cilet do te udhetojne bashke me ju, si fitues te ketij cmimi surprize. Konkretisht, shperblimi per 100 fituesit e konkursit “Tirana Teens” - Art & Sport eshte nje udhetim Tirane-Zagreb-Vjene (dhe kthim sigurisht). Nisja eshte me date 11 korrik, date e cila besoj se perkon edhe me perfundimin e te gjithe provimeve te matures per kampionet qe jane maturante. Shpresoj t’ia kaloni sa me mire!” – u shpreh Basha. Pervec udhetimit ne Vjene per 8 sportistet dhe artistet me te mire, Bashkia e Tiranes do t’u akordoje edhe nga nje burse studimi per degen qe ata preferojne. “Kemi 3 bursa per 8 me te miret. Arsyeja se pse kemi 3 eshte pasi 5 prej tyre nuk jane maturante por edhe per ata te peste, pas perfundimit te matures, sipas marreveshjes para konkursit, Bashkia e Tiranes do te jape bursen per studimet ne Universitet” – u shpreh. Basha. “Tirana - Teens” u zhvillua per here te pare ne Tirane. Ne kete aktivitet moren pjese 24 shkolla te mesme publike dhe private te kryeqytetit. Per 3 muaj, nxenesit e ketyre shkollave konkurruan ne art dhe sport.

Bashkia

Bashkia per here te pare kete vit organizoi nje konkurs mes shkollave publike dhe private, konkurs i quajtur “Tirana – Teens”. Ne kete aktivitet moren pjese 24 shkolla te mesme publike dhe private te kryeqytetit. Per 3 muaj, nxenesit e ketyre shkollave konkurruan ne art dhe sport.

“Tirana- Teens” do te kthehet ne tradite

Ky nuk do te jete i vetmi vit ku nxenesit e shkollave private dhe publike do te konkurrojne ne art dhe sport. Per kryebashkiakun kjo iniciative e realizuar kete vit, do te kthehet ne tradite per qytetin e Tiranes. “Dua t’u them gjimnazisteve qe fillojne prape vitin shkollor ne shtator, se kete konkurs do e bejme tradite te qytetit tone. Do e organizojme dy here ne vit, pra do te kete nje sesion shtator-dhjetor dhe nje sesion tjeter qe do te jete sesioni i veres, ndaj ju bej thirrje qe te fillojne te pergatiten qe tani, te mbeten ne forme gjate veres, te sterviten sportistet, artistet te fillojne te mendojne se cfare shfaqjesh do te vene, sepse sic e shikoni performanca dhe suksesi shperblehet. Falenderimet jane nga Bashkia e Tiranes, nga qytetaret e Tiranes, prinderit tuaj, per gjallerine, optimizmin, gezimin dhe besimin qe na falet me shpirtin tuaj te gares, me vlerat e virtytet tuaja, qe na bejne sot krenare”,- ka pohuar Basha. Nderkohe qe nuk ka harruar te uroje maturantet ne provimet e matures.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›