Turizmi ne Shqiperi, ndryshojne preferencat e te huajve
Te huajt kane rritur preferencat e tyre per turizmin malor ne Shqiperi. Lugina e Valbones, Thethit, Parku i Lures dhe jo vetem, nga viti ne vit shtojne numrin e turisteve qe i vizitojne, duke ndikuar ne zhvillimin e ekoturizmit dhe agroturizmit. Çeket jane vizitore te rregullt dhe shenojne numrin me te larte, por ka gjermane, angleze dhe turiste nga vende te ndryshme te Evropes Perendimore qe terhiqen nga klima malore. “Si destinacione te agroturizmit dhe ekoturizmit qe po preferohen jane disa bujtina ne Tropojen e vjeter, ne Shulbater te rrethit te Matit, jane akomodimi i kullave ne forme bujtine. Me interes jane mali i Korabit, fshatrat rreth Kalase se Dodes, Liqeni i Zi dhe disa objekte te vizitueshme. Ka marre perparesi shume turizmi malor, ecet me kembe, turizmi aktiv",- tha Sadik Malaj, kryetar i Shoqates se Tur-Operativeve Turistike. Nderkohe qe operatoret turistike shprehen se krijimi i atraksioneve te ndryshme qe ofron vendi, si kanionet, resorted, shpellat, sportet malore po rrisin turizmin e brendshem. Shqiptaret preferojne qe fundjavat t’i kalojne ne keto vende. "Pervec grupeve te huaja ne Valbone po rritet shume turizmi i brendshem. Keto dy vitet e fundit eshte rritur shume turizmi i brendshem. Per njesite akomoduese sic eshte Valbona apo pjesa e Osumit, pjesa e Thethit, eshte e rendesishme te shkojne turiste te brendshem sepse nuk mund te mbahet nje aktivitet i tille me grupe te te huajve"- tha Malaj. Turistet parapelqejne te vizitojne Voskopojen, fshatin e Razmes, Luginen e Valbones, Parkun Kombetar te Dajtit. Nuk mbetet prapa turizmi historik, ndaj Durresi, Kruja dhe Butrinti vizitohen gjithnje e me shume nga turiste vendas e te huaj.
Preferencat
Turistet parapelqejne te vizitojne Voskopojen, fshtatin e Razmes, Luginen e Valbones, Parkun Kombetar te Dajtit. Nuk mbetet prapa turizmi historik, ndaj Durresi, Kruja dhe Butrinti vizitohen gjithnje e me shume nga turiste vendas e te huaj.
Te huajt
Çeket jane vizitore te rregullt dhe shenojne numrin me te larte, por ka gjermane, angleze dhe turiste nga vende te ndryshme te Europes Perendimore qe terhiqen nga klima malore. Keto dy vitet e fundit eshte rritur shume turizmi i brendshem