E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutoi tranvestitin, 15 vite burg kosovarit

TIRANE-Kosovari Sebajdin Hoxha do të qëndrojë 15 vite prapa hekurave, pasi u cilësua fajtor nga gjykata për vrasjen e tranvestitit të njohur me emrin 'Kristina'. Vendimi u mor nga treshja gjykuese e kryesuar nga gjykatësja Ariana Caco, e cila pas një shqyrtimi gjyqësor tremujor e cilësoi fajtor Hoxhën për akuzat e "vrasjes me dashje" dhe "armëmbajtjes pa leje".

Në vendimin e gjykatës thuhet se Sebajdin Hoxha është autor i ngjarjes së ndodhur në rrugën "Abdi Toptani", tek ish-hotel "Drini", përballë "Torre Drinit", ku mbeti i vrarë tranvestiti "Kristina", identiteti i vërtetë i të cilit ishte Petrit Lucaj, 38 vjeç. Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi e provuar se i pandehuri Sebajdin Hoxha, i cili jetonte si endacak dhe pak ditë para se të kryente krimin, kishte mbërritur në Tiranë dhe ishte takuar me tranvestitin Kristina dhe i kishte kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale. Ai ka deklaruar se kujtonte që bëhej fjalë për një femër. Por sapo janë afruar në vendin pranë "Torre Drinit" që njihej si 'strehë' për personat me devijacione seksuale, ka kuptuar se ai ishte burrë. Në këto momente kosovari ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar për vdekje Petrit Lucajn, që në fakt njihej si person mjaft problematik për policinë, pasi vetëm muajin e fundit para se të vritej ishte shoqëruar disa herë në polici. Tranvestiti Kristina gjeti vdekjen rrugës për në spital, pasi kosovari i kishte prerë fytin. Ndërsa i akuzuari që ra në pranga dy ditë pas ngjarjes, do të qëndrojë prapa hekurave për 15 vite.
(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›