Arrestohen turqit me femra të Kosovës

Dy meshkuj shtetas të Turisë dhe tri femra shqiptare të Kosovës, janë arrestuar dje pasdite nga Policia e Kosovës me dyshimin e bazuar se të njëjtit janë të përfshirë në mundësim ose detyrim në prostitucion.
Sipas policisë, arrestimet kanë ndodhur në Prishtinë dhe hetimet ende janë duke vazhduar.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër./Indeksonline/