E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet autobusi me 40 udhëtarë, një i vdekur në Podujevë

Një 16-vjeçar ka humbur jetën dje pasdite në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Sipas policisë, në aksident ka qenë i përfshirë një autobus me 40 udhëtarë dhe një veturë e tipit Golf III.

Viktima ka qenë pasagjer në veturë, ndërsa asnjëri prej udhëtarëve në autobus nuk ka pësuar lëndime.

Raportohet për dëme të konsiderueshme materiale të shkaktuara në veturë e autobus.

Policia rrugore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për të sqaruar rrethanat e aksidentit. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›