E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në “Arbëri”, lëndohet rëndë këmbësori

Një person është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në lagjen “Arbëria në Prishtinë.

I lënduari është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare për tretman, përderisa njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në aksident ka qenë i përfshirë një kombi me ngjyrë të kuqe dhe një këmbësor.

Njëri shirit i rrugës ka qenë i bllokuar për disa minuta derisa policia ka kryer procedurat rreth aksidentit./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›