Arrestohet Sali Lusha, kundershtoi policine
Redinalda Caushaj
Kavaje- Edhe pse policia e Shtetit vendosi orare per lokalet e nates neper plazhe, ky urdher eshte thyer dje, nga Sali Lusha, ish-truproja i kryeministrit Sali Berisha. Mesohet se Lusha nuk ka pranuar te ule volumin e muzikes ne ambientet e kompleksit "Rio", ne afersi te "shkembit te Kavajes", pas ores 24:00, sipas urdhrit te nxjerre nga Policia e Shtetit. Edhe pas kerkeses qe i eshte bere nga ana e bluve, Lusha nuk eshte bindur, por i ka kundershtuar ata. Aktualisht policia e ka arrestuar Lushen eshte dhe po e heton per vepren penale te "prishjes se qetesise publike" dhe "kundershtim te punonjesve te policise.
Ngjarja
Sali Lusha eshte arrestuar ne oret e para te mengjesit te djeshem. Sipas burimeve nga policia e Kavajes mesohet se ish-truproja e kryeministrit Berisha, eshte pronar i kompleksit Rio ne zonen e "Shkembit te Kavajes". Dy dite me pare Policia e Shtetit nxori nje rregullore ku shpjegonte se te gjitha lokalet e nates, nga dita e hene deri te enjte, pas ores 24:00, duhet te ulnin volumin e muzikes, nderkohe qe nga dita e premte deri ne te diel te gjitha lokalet e nates duhet ta ulin volumin pas ores 02:00 te mengjesit, ne menyre te tille qe te mos kete ndotje akustike. Por, urdhri i nxjerre nga Policia e Shtetit eshte thyer dje nga Lusha. Sipas burimeve nga policia e Kavajes, mesohet se ora shenonte 02:00 kur ne ambientet e kompleksit "Rio" volumi i muzikes ishte ne maksimum. Efektivat e policise kane shkuar ne keto ambiente dhe kane kerkuar zbatimin e urdhrit te nxjerre. Mesohet se Lusha ka nisur te godase punonjesit e policise. Ne debat jane perfshire edhe 7 te rinj te tjere, Visar Kashari, Shkelzen Susa, Mariglen Blliku, Renaldo Gecaj, Rusin Grazhani, Avdyl Gjomakaj dhe Egdar Muca.
Shoqerimi
Menjehere pas ngjarjes uniformat blu kane urdheruar shoqerimin e tete personave, mes te cileve edhe Sali Lusha. Pas marrjes se deklarimeve, rreth ores 06:00 te mengjesit te djeshem, policia i ka komunikuar atij akuzat. Ai akuzohet per veprat penale te "kundershtimit te punonjesit te policise" dhe "prishje te qetesise publike". Mesohet se mbasditen e djeshme Lusha eshte shoqeruar ne ambientet e Drejtorise se Policise Tirane.
Kush eshte Sali Lusha
Sali Lusha njihet si deshmitari i vrasjes se deputetit te Partise Demokratike Azem Hajdari. Ne vitin '91 eshte liruar nga burgu, ku kam qene i denuar me 12 vjet, me rastin e amnistise. Tre dite pas nderrimit te pushteteve, pas trazirave te vitit 1997, Lusha eshte arrestuar per akuzen e "armembajtjes pa leje", duke u liruar pas 72 oresh. Ne vitin 2001, diten e zgjedhjeve lokale Lusha ka rene serish ne pranga per kryengritje, duke u liruar serish.