E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi te trafikonte 4.6 kg heroine, gjykata e le ne burg

Tirane- Kapet me 4.6 kilograme heroine, Gjykata e Krimeve te Renda caktoi dje masen e sigurise "arrest me burg" per Kristaq Mushen. Gjate seances se djeshme gjyqesore Musha nuk ka pranuar te jape shpjegime para gjykatesit te gatshem, nderkohe qe prokurori ka paraqitur provat perkatese ne ngarkim te tij. Sipas akuzes, i pandehuri eshte kapur ne Kakavije tre dite me pare, teksa ishte duke transportuar nje sasi lende narkotike e llojit heroine. Prokurori shpjegoi se, i pandehuri ka qene transportuesi i kesaj sasie, ndersa pritesi i saj ka qene nje person me emrin "Nazif". Lenda narkotike e llojit heroine ka qene duke u transportuar ne automjetin tip "Volksvagen Passat" me targa greke ATE 75 07, qe drejtohej nga shtetasi Kristaq Musha, 42-vjec, lindur dhe banues ne fshatin Portez te rrethit Fier. Droga eshte gjetur e fshehur poshte kofanos se automjetit, ne pjesen plastike poshte fshireseve te xhamave te makines, qe ishte nisur nga Fieri dhe kishte si destinacion kryeqytetin grek, Athine. Heroina ka qene e ndare ne nente pako ne forme paralelopipedi, te mbeshtjella me leter natriban ngjyre kafe. Sipas hetimeve dyshohet se sasia e droges do te shitej ne vendin fqinj Greqine.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›