Berisha: Legalizimet, dosjet mbyllen brenda dy muajsh
Fatjona Mejdini
Brenda dy muajve te ardhshem qeveria do te perfundoje te gjithe procesin e legalizimeve ne vend. Ky ishte premtimi qe beri kryeministri Berisha gjate nje takimi nje dite me pare me banoret e Kamzes. Sipas kreut te ekzekutivit, aktualisht pjesa derrmuese e dosjeve te legalizimit jane te perfunduara dhe vetem 30% e tyre pritet te plotesohen dy muajt ne vazhdim. "Nje projekt tjeter madhor zhvillohet dita-dites ne zonat tuaja dhe ky eshte legalizimi i banesave. Kam kenaqesine e madhe se 70 per qind e te gjitha dosjeve jane miratuar ne qeveri dhe brenda 2 muajve qe vijne, 100 per qind, cdo dosje, do te jete e miratuar ne qeveri", ju drejtua kryeministri banoreve te Kamzes. Berisha premtoi se me fillimin e punes se parlamentit te ri ne muajin shtator, do te jene legalizimet projekti me prioritar qe do te kaloj aty. Njeheresh, kreu i qeverise theksoi se ne javet e para te shtatorit do te kthehet ne ligj nisma e qeverise per perdorimin e letrave me vlere ne procesin e legalizimit te banesave te konsideruara me pare si informale. "Ju garantoj se parlamenti, 2-3 javet e para te punes se tij, do te miratoje ligjin per perdorimin e letrave me vlere, qe ju te paguani sipas vendimeve banesat tuaja ne perqindjen e percaktuar dhe premtuar nga qeveria", theksoi Berisha, gjate fjales se tij perpara banoreve te zones periferike te kryeqytetit. Ne fjalen e tij, kryeministri theksoi se perkrahe procesit te legalizimit qeveria qe ai drejton eshte e angazhuar edhe per zhvillimin dhe urbanizimin e kesaj zone. Ne kete kuader Berisha iu premtoi banoreve se projektet per zhvillim qe do te kerkoheshin nga zona, do te merrnin zgjidhje te menjehershme. "Ju garantoj se qeveria ime do te financoje ne kete qytet, ne Kamez, ne Paskuqan dhe kudo te gjitha projektet qe do te miratoje keshilli bashkiak i juaj per te ndryshuar per mbare jeten tuaj", premtoi kryeministri Berisha gjate fjales se mbajtur ne kete zone. Ne javet e para te muajit te ardhshem, qeveria eshte e detyruar te marr miratimin e parlamentit per perfshirjen e letrave me vlere ne procesin e legalizimit te banesave. Kryeministri ka theksuar se nevoja per amendimin e ligjit te legalizimeve kishte ardhur si pasoje e konsultave me eksperte te fushes te cilet kishin rekomanduar qe ne ligj te perfshihet ne menyre te qarte nje nen i cili lejon pagesen e legalizimit edhe me ane te letrave me vlere. Sipas Berishes, rifutja ne treg e letrave me vlere eshte bere per te ndihmuar procesin e legalizimeve qe eshte i nevojshem per zhvillimin e vendit. Ne te njejten kohe, paralajmerimi i kryeministrit per perfundimin e shqyrtimit te dosjeve te legalizimit brenda dy muajve, rrit ndjeshem shpresen e banoreve te zonave informale per legalizimin e banesave te tyre.
Bonot
Pas me shume se 12 viteve, kryeministri Berisha vendosi te rifuse ne qarkullim letrat me vlere, te cilat ne fillimin e viteve 1990 u nxoren per proceset e privatizimeve nga qeveria e djathte e asaj kohe. Hyrja ne funksion e tyre, do te lehtesoje legalizimin.