Kryeministri: Rama, ish-kryetari i PS
Edi Rama eshte ish-kryetari i Partise Socialiste. Kjo ishte deklarata qe beri kryeministri Berisha, gjate nje takimi me banoret e Kamzes teksa ka replikuar ne distance me kreun socialist, ne lidhje me akuzat qe ky i fundit i ka bere nepermjet bashkepunetoreve ne seline roze. Kryeministri theksoi se kete konkluzion nuk e nxirrte nga Statuti i Partise Socialiste, por nga fakti se mbeshtetesit e kryetarit te PS-se po braktisnin pak nga pak. Sipas Berishes, qytetaret e treguan mosperputhjen e tyre me kryetarin e PS-se ne momentin kur me 28 qershor nuk i dhane fitoren. "Them ish-kryetari, jo se atij i eshte nderprere mandati nga statuti i tij, se ceshtjet e statutit te partise se tij nuk me interesojne mua. Por e verteta eshte se me leksionin e madh qe i dhane shqiptaret me 28 qershor, ai mund te rrije te shpife, te trilloje, te mashtroje, por cdo dite numri i shqiptareve qe do i besojne atij do te pakesohet", sqaroi kryeministri Berisha per qytetaret. Sipas tij, nuk do te vonoje koha, kur Edi Ramen qytetaret "do ta lene vetem me 'shalsat' e tij". Kreu i ekzekutivit pershendeti edhe njehere nga Kamza, fitoren e thelle qe Partia Demokratike arriti ne komunen e Ballgatit ne qarkun e Fierit. Sipas Berishes, kjo fitore ishte edhe nje mesazh i forte ndaj kryetarit te PS-se, Edi Rama per mashtrimet e tij. "Ajo eshte nje fitore qe ka ngrohur zemrat e te gjithe shqiptareve. Ajo eshte deshmi e nje ndryshimi te madh, ne vleresimin e programit te kesaj qeverie. Por nga ana tjeter eshte edhe nje flakje e doktrines se mashtrimeve, shpifjeve dhe trillimeve, me te cilen ish-kryetari i Partise Socialiste Edi Rama u paraqit para shqiptareve per vite te tera", deklaroi Berisha. Por sipas kreut te mazhorances, per qeverine, e cila arriti te merrte nje mandat te dyte ne zgjedhjet e qershorit, te rendesishme ishin reformat. Festa per fitoren e zgjedhjeve, sipas kryeministrit, do te vazhdonte nepermjet punes se vazhdueshme, per te lene prapa prapambetjen. "Une ju ftoj qe te vazhdojme te festojme fitoren me vepra konkrete, te festojme fitoren duke lene mbrapa nje prapambetje te madhe qe nuk e meritonim, duke lene mbrapa nje problematike te madh qe trasheguam", i ftoi kryeministri Berisha qytetaret e Kamzes. Kater vitet e ardhshme, per te do ishin te mbushura me reforma ne menyre qe te gjithe vendi te merrte zhvillimin e duhur, per te qene nje i vend i denje si anetar i Bashkimit Evropian. Ne menyre te vazhdueshme, kryeministri ka theksuar se qeveria do ti kushtoj nje vemendje te vecante infrastruktures se vendit dhe po keshtu reformave ne arsim, shendetesi dhe pronesi. Fatjona Mejdini
Limonada
Kryeministri Berisha pak dite me pare nuk nguroi ta cilesonte kryetarin e PS-se, Edi Rama si nje limonade verore e cila kishte skaduar shume shpejt. Sipas Berishes, qytetaret kuptuan mashtrimet dhe genjeshtrat e Rames.
Ballagati
Komuna me e madhe e Lushnjes ne qarkun e Fierit, pak dite me pare i dha nje fitore te thelle Partise Demokratike, ne zgjedhjet e pjesshme lokale qe u zhvilluan aty. Sipas Berishes, kjo fitore ishte nje konfirmim me teper per suksesin e qeverise.
Limonada
Kryeministri Berisha pak dite me pare nuk nguroi ta cilesonte kryetarin e PS-se, Edi Rama si nje limonade verore e cila kishte skaduar shume shpejt. Sipas Berishes, qytetaret kuptuan mashtrimet dhe genjeshtrat e Rames.
Ballagati
Komuna me e madhe e Lushnjes ne qarkun e Fierit, pak dite me pare i dha nje fitore te thelle Partise Demokratike, ne zgjedhjet e pjesshme lokale qe u zhvilluan aty. Sipas Berishes, kjo fitore ishte nje konfirmim me teper per suksesin e qeverise.