Arrestohet 17-vjeçari, vodhi të atin
Një 17-vjeçar u ndalua për vjedhje nga policia e kryeqytetit një ditë më parë. 17-vjeçari Andi P. ishte dënuar edhe më parë për vjedhje me dhunë, por kësaj radhe viktimë ka qenë pikërisht babai i tij.
Ai i kishte vjedhur të atit 10 000 lekë dhe një telefon të markës Nokia. Materialet procedurale në ngarkim të tij iu kaluan Prokurorisë.