E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 173 neo-fashistë britanikë

Policia britanike arrestoi 173 persona, pjesë e një grupi neo-fashist që protestonte në rrugët e Londrës, me thirrje raciste kundër të huajve.

Të ndaluarit mendohen se janë anëtarë të grupit neo-fashist, English Defence League, grup ekstremist i djathtë që propagandon në fshehtësi urrejtjen ndaj personave me ngjyrë dhe të huajve.

Mes personave të arrestuar, policia britanike thotë se është edhe i dyshuari si udhëheqës i kësaj organizate, Stephen Lenon.

Autoritetet ndërmorën operacionin nga frika se protesta mund të përshkallëzonte në dhunë, në të njëjtën mënyrë si ajo e mbajtur nga emigrantët islamikë 1 vit më parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›