Shpërthim në një depo armësh në Iran

Një seri shpërthimesh në një bazë ushtarake në periferi të Teheranit në Iran, ka shkaktuar disa viktima dhe ka lënduar dhjetëra të tjerë.
Shpërthimi ka pasur zanafillën, siç raportojnë mediat ndërkombëtare, në një depo armësh.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, FARS, thotë se nga shpërthimi ka pasur dëme të mëdha materiale dhe shpërthimi është dëgjuar deri në qendër të kryeqytetit Teheran, rreth 40 kilometër larg vend-shpërthimit.
FARS theksoi se baza ndodhet në afërsi të një fshati dhe përdoret si depo furnizuese armatimi për Rojën Revolucionare, elita e ushtrisë iraniane.
Nuk dihet nëse shpërthimi ka qenë aksidental, apo një akt i qëllimshëm.