Rrembimi i Gostivarit, Palushi kerkon ulje denimi
Nje nga te denuarit per rrembimin e imamit te Gostivarit, i eshte drejtuar Gjykate se Tiranes per ulje denimi. Shkelqim Palushi, i denuar me 11 vjet burg nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda, nje jave me pare kerkon nga Gjykata e Faktit 90 dite ulje denimi. Kerkesa eshte dorezuar ne sekretarine e gjykates me numer ceshtje 1544. Dje eshte hedhur edhe shorti elektronik, ku kerkesa i ka rene per shqyrtim gjyqtarit Gerd Hoxha. Kerkesa e bere nga ana e te denuarit pritet qe te shqyrtohet ne ditet ne vazhdim. Ngjarja per te cilen u denua i pandehuri Palushi, ka ndodhur ne 3 dhjetor te vitit 2002. Nga hetimet e prokurorise eshte provuar me deshmi dhe prova se imami i Gostivarit eshte mbajtur peng per disa dite ne territorin shqiptar, njehere ne nje fshat te Krumes dhe me pas ne fshatin Bardhoc te Kukesit. Te pandehurve pas rrembimit te imamit Irfan Idrizi, kane dale ne skene duke u marre "ndermjetesve" 500 mije euro per lirimin e pengut.