Osmani sot në Shqipëri, takon presidentin Begaj, kryeministrin Rama

Sot (4 shtator) nisi vizitën e saj dyditore në Shqipëri, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.
Nën himnin e flamurit, ceremonia e pritjes zyrtare filloi nga selia e homologut Bajram Begaj në orën 10:00, për t’u ndjekur më pas nga takimi kokë-më-kokë dhe mbledhja e delegacioneve mes dy palëve.
Dy krerët e shtetit kanë planifikuar një konferencë për shtyp në orën 11:40.
Në bazë të agjendës së publikuar më herët, Osmani do të takojë të hënën edhe zyrtarë të lartë politikë në vend, siç është kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Takimet e veçanta me dy përfaqësuesit e Partisë Socialiste do të zgjatin deri në orën 15:20.
Në kuadër të aktiviteteve të parashikuara për ditën e martë, presidentja Osmani dhe homologu Begaj do të kujtojnë Nënë Terezën me një ekspozitë në Ditën e saj.
Më tej presidentja Osmani do të udhëtojë në Berat dhe Durrës për takime me krerët e dy bashkive shqiptare.
/rtsh.al/