Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor/ Policia me dorë të ‘hekurt’, në pranga 19 persona dhe gjoba në masë

Policia ka arrestuar 19 persona dhe ka vendosur masa administrative në masë ndaj drejtuesve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
“Janë arrestuar dhe proceduar 19 shtetas për drejtim automjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë javës që lamë pas janë vendosur 10,641 masa administrative, disa prej tyre: Janë vendosur 85 masa administrative, për xhama të errësuar; Janë vendosur 476 masa administrative, për shpejtësi mbi normat e lejuara;
▫️Janë vendosur 801 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
▫️ 599 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha;
▫️ 638 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
▫️Janë vendosur 716 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve;
▫Janë bllokuar 9 automjete”, thuhet në njoftimin e policisë.
/rtsh.al/