Arrestohet 28-vjeçari, u kap me armë pa leje

Arrestim, foto arkiv
Policia e Durrësit ka arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjet një armë zjarri pa leje.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në orën 11.00 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Leo Hoxha, 28 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Komuna Ishëm, Durrës.
Policia ka sekuestruar një automatik model 56 të kalibrit 7,62 mm së bashku me 13 copë fishekë.
Pas kryerjes së veprimeve procedurale, materialet iu përcollën Prokurorisë së Durrësit, për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve. /Mark Brunga/