E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 34 vjeçari vrau për hakmarrje një 44 vjecar

TIRANË-Policia e Tiranës arrestoi mbasditen e së mërkurës 34 vjeçarin Besnik Vila, nga Puka, i shpallur në kërkim për vrasjen e një shtetasi, në nëntor të vitit të kaluar, në rrugën ”Jordan Misja” në Tiranë.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur të enjten se, ngjarja për të cilën akuzohet ky shtetas ka ndodhur mëngjesin e 21 nëntorit, në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, ai, në bashkëpunim me 32 vjeçarin Alfred Gjergji, i arrestuar në 17 dhjetor të vitit të kaluar, në fshatin Tresaj të Tropojës, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Mirash Preka, banor në Paskuqan.
Një ndër pistat e hetimit për vrasjen e 44 vjeçarit Preka, është ajo e hakmarrjes, pasi 7 muaj para ngjarjes, viktima ka vrarë në Greqi me thikë një të afërmin e vëllezërve Alfred dhe Arben Gjergji, i shpallur në kërkim.
Ndërsa ndaj 34 vjeçarit Vila u mor masa e menjëhershme e arrestit, materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për hetimin e vepave penale të "vrasjes me dashje" si dhe "armëmbajtjes pa leje".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›