Tiranë, plagoset pas një grindje 40 vjeçari

Një person është plagosur pak minuta më parë në kryeqytet. Astrit Tubaj 40 vjeç nga qyteti i Sarandës është qëlluar me armë zjarri në lagjen "Komuna e Parisit" në Tiranë. Dyshohet se plagosja e Tubajt është bërë pas një grindje të çastit me autorin e ngjarjes. Policia e cila ndodhet në vendngjarje po bën të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit. Ndërkohë mësohet se 40 vjeçari Astrit Tubaj është dërguar menjëherë në spital.