Tërheqja e Gruevskit nga nacionalizmi!?

Pas humbjes në Kërçovë, kryeministri Nikolla Gruevski si duket ka ulur tonin nacionalistë me të cilin helmoi atmosferën politike në vend.
Në paraqitjen e tij të sotme në Strugë ai nuk tha se, Struga ka qenë, është dhe do jetë Maqedoni”, por vetëm ftoi maqedonasit që masovikisht të dalin të dielën në përkrahje të kandidatit Koçoski.
“Vllado Koçoski do të jetë kryetar komune i të gjithëve, do të kujdeset për të gjithë, pa dallim të përkatësisë etnike, fetare dhe partiake dhe grupit social ose çfarëdo ndarje tjetër të kategorive të qytetarëve. Do të jetë një për të gjithë qytetarët e Strugës, ky është qëllimi i tij, tha Gruevski gjatë vizitës së sotme në Strugë, raporton agjencia e lajmeve INA.
Pas shëtitjes me kandidatin për kryetar komune nga koalicioni "Së bashku për Strugën", ai u bëri thirrje qytetarëve që masovikisht të dalin të dielën, jehona të jetë më e fortë se në rrethin e parë dhe ta përkrahin kandidatin Koçoski.
"Struga është komunë multietnike dhe multifetare dhe kryetari i komunës do të kudjeset që t'u ndihmojë të gjithëve, duke ndërtuar, duke bërë projekte", tha mes tjerash Gruevski.
Kandidati për kryetar të komunës së Strugës Koçoski theksoi se në programin e tij për katër vitet e ardhshme janë vendosur data për realizimin e projekteve, konstrukisonit financiar dhe afat të realizimit.