Arrestohet Ardian Durici
Bulqize 4 nentor 2011 NOA- Mbremjen e sotme 34 vjecari Ardian Durici eshte arrestuar ne Bulqize pas mases se dhene nga Gjykata e Larte.
Mesohet se Durici eshte i perfshire ne nje sherr mes dy grupeve te ndodhur ne 5 janar ku nje person gjeti vdekjen si pasoje e shkembimit te zjarrit.
Durici i cili ushtron aktivitetin e nxjerrjes se mineralit te kromit nga nje galeri ne pronesi te tij u perfshi ne konflikt me arme ne mes te qytetit ne muajin janar me nje tjeter pronar kromi ku mbeti i vrare nje kalimtar i rastit qe ndodhej ne zyren e noterise duke marre nje sherbim personal.
a.y/NOA