Korce Arrest me burg per grabitesit qe vrane 86-vjecaren
Gjykata e Korces dha diten e djeshme masen Arrest me burg per tre te rinjte qe dyshohen te jene autoret e vrasjes se nje te moshuare dy dite me pare. Trupi gjykues ka lene ne burg tee te rinjte Ergys Rushitaj 18 vjec M. K. 17 vjec dhe 19-vjecarin Taulant Muka te cilet akuzohen se kane vrare 86-vjecaren Emine Rota. Ngjarja e rende ka ndodhur dy dite me pare ne fshatin Poloske te rrethit te Devollit ku tre te rinjte kane hyre per te vjedhur ne banesen e 86-vjecares dhe ne momentin qe jane pare prej saj e kane goditur me mjete te forta duke i shkaktuar vdekjen. Fillimisht njeri ka hyre nga muri rrethues dhe ka hapur deren e brendshme te shtepise. Pas tij kane hyre edhe dy bashkepunetoret qe po prisnin jashte. Por zhurma e deres ka zgjuar 86-vjecaren te vetmen banore ne shtepi e cila eshte cuar te shohe se cfare po ndodhte. Pasi ka identifikuar tre te rinjte te cilet kishin hyre per te vjedhur ne shtepine e saj e moshuara eshte perplasur me ta. Te rinjte e kane goditur 86-vjecaren me mjete te forta derisa e kane lene te vdekur pertoke ne menyre qe te mos linin nje deshmitare gjalle e cila mund ti denonconte ne polici. Pasi ajo ka rene pa ndjenja grabitesit kane kerkuar ne vende te ndryshme per sasi lekesh per te cilen policia ende nuk di shumen e marre nga ata. Me pas te rinjte jane larguar nga shtepia. Deshmitaret te cilet kane gjetur dje rreth drekes trupin e pajete te gruas kane treguar se e moshuara qe jetonte e vetme prej disa vitesh kishte kursyer nje shume te hollash per te cilen me sa duket grabitesit kishin dijeni. E moshuara jetonte e vetme ne shtepi qe pas vdekjes se bashkeshortit.