Bllokohet kompania mashtruese shiste ujin e cezmes per uje te ambalazhuar
Policia ka arrestuar administratorin dhe ka bllokuar kompanine Alo uji pasi prej vitesh vepronte ne treg me dokumente te falsifikuara dhe jashte standardit
Me besimin qe po blinin uje te kontrolluar prej vitesh bodrumi i nje pallati ne rrugen Myslym Shyri ne kryeqytet ishte kthyer ne burimin e ujit te pijshem per banoret dhe bizneset. Klientet te bindur nga cmimi i arsyeshem me te cilin tregtohej uji ishin bere viktima te mashtrimit nga kompania Alo uji subjekt qe u shiste ujin qe rridhte ne cezmat e shtepive per uje te ambalazhuar. Diten e djeshme Sektori kunder Krimit Ekonomik dhe Financiar ne policine e kryeqytetit sekuestroi punishten Alo uji e cila merrej me prodhimin ambalazhimin dhe shperndarjen e ujit te pijshem ne bidone 20 litrash pa plotesuar kushtet per prodhim dhe shitje. Sipas policise aktiviteti ushtrohej ne menyre te paligjshme ne ambientet e nje bodrumi ne hyrje te rruges Myslum Shyri jo shume larg Drejtorise se Policise. Banoret tregojne se e njihnin kompanine dhe aktivitetin e saj madje nje pjese pohojne edhe se jane kliente te rregullt. Bodrumi i baneses ku ushtrohej aktiviteti nuk plotesonte asnje standard dhe kusht per prodhimin ambalazhim dhe tregtimin e ujit te pijshem. Policia pasi ka bere keqyrjen dhe analizat e nevojshme ka arrestuar administratorin e kompanise Alo uji 26-vjecarin Mirel Muzhika per veprat penale Prodhimi dhe shitje e ushqimeve dhe lendeve te tjera te rrezikshme per shendetin si dhe Fshehje e te ardhurave.
Skema e mashtrimit
Prej disa vitesh shume banore te kryeqytetit dhe biznese kliente te kompanise Alo uji kane blere ujin e cezmave te tyre por te ambalazhuar ne bidone 20-litroshe. Kundrejt nje cmimi te arsyeshem 26-vjecari Mirel Muzhika kishte ndertuar ne bodrumin e nje banese nje punishte ku bente prodhimin ambalazhimin dhe tregtimin e ujit te pijshem qe pretendohej te ishte i kontrolluar. 26-vjecari Muzhika perdorte fatura tatimore te falsifikuara te cilat ua jepte subjekteve ne momentin e shitjes se ujit. Njekohesisht aktiviteti i tij figuron i paregjistruar dhe i padeklaruar ne organet tatimore. Nga hetimet e kryera rezulton se nga ky aktivitet i paligjshem perfitohej shuma e parave prej 30.000 lekesh te reja ne nje dite. Aktiviteti shtrihej vetem ne kryeqytet dhe per pasoje viktima te mashtrimit jane nje sere subjektesh apo banesa ne Tirane. Banoret tregojne se kompania ka disa vite qe funksionon. Ata tregojne se e njihnin kompanine dhe aktivitetin e saj madje nje pjese pohojne edhe se jane kliente te rregullt. Nisur nga rasti i konstatuar policia u ka bere thirrje qytetareve dhe bizneseve te mos bien pre e mashtrimeve nga subjekte te pa licencuara. Efektivet blu kane theksuar se konsumimi i ujit te pijshem te pakontrolluar rrezikon te behet shkaktar semundjesh dhe epidemish.