E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet Boskovski financoi ilegalisht fushatën e tij

SHKUP- Ish-ministri Punëve të Brendshme Lube Boskovski, aktualisht kryetar i partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë” është arrestuar pasditen e sotme në restorantin Mulinonë në Shkup.

Boskovski është arrestuar ndërsa ishte duke drekuar me disa miq të tij, nga ana e njësitit policor Alfa, njoftuan mediat vendase.

Gjatë kontrollit të veturës së tij është një shumë e madhe të hollash, ndërkohë janë gjetur prerje prej 100 eurosh në automjetin e tij të kontrolluar nga policia.

Jo zyrtarisht policia ka njoftuar se Boskovski është arrestuar për shkak të financimit të paligjshëm të fushatës së partisë së tij, e cila në zgjedhje nuk arriti të fitojë asnjë mandat deputeti.

Ndryshe, në zgjedhjet e parakohshme të së dielës, partia e Boskovskit, “Të Bashkuar për Maqedoninë” fitoi mbi 13 mijë vota, por nuk mori asnjë mandat.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›