E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Kaceli: Mijëra të vdekur marrin ende pensione

ATHINË- Mijëra persona të vdekur në Greqi ende marrin pensione, edhe pse prej shumë kohësh nuk janë gjallë, deklaroi sot ministrja greke e Punës, Luka Kaceli. Kaceli theksoi se qeveria po shqyrton një numër të madh qindvjeçarësh të dyshuar, të cilët ende marrin pensione.

''Gjatë kontrollit të të dhënave është konfirmuar se rreth 4 500 zyrtarë shtetërorë, të vdekur, ende marrin pensione, që arrijnë shumën 16 milionë euro'', deklaroi Kaceli në një intervistë për gazetën greke "Ta Nea". Aktualisht, shteti po kryen kontrolle për rreth 9 000 qindvjeçarëve, të cilët ende marrin pensione nga shteti."Po hulumtojmë sesa prej tyre janë gjallë", theksoi ministrja.

Ministria greke e Punës planifikon që të zvogëlojë shpenzimet për rreth tetë miliardë euro në periudhën 2012-15, në kuadër të kushteve të cilat vendi duhet të realizojë për të shfrytëzuar kredinë e BE-së dhe FMN-së për shpëtimin nga kriza financiare, në vlerë prej 110 miliardë eurosh.
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›