Kanada, shënohet rasti i parë me baktrin Esherisha Koli

Është shënuar edhe në Kanada rasti i parë i bakterit Esherisha Koli. Lajmin e konfirmuan autoritetet zyrtare të cilët thanë se personi i prekur sapo ishte kthyer nga pushimet në Gjermani. Por situata më e rëndë mbetet në Europë.
Ministrat e Bujqësisë së vendeve të Bashkimit Europian pritet të zhvillojnë një takim të jashtëzakonshëm sot për situatën e krijuar nga përhapja e bakterit Esherisha Koli.
Mediat raportojnë se në qendër të takimit pritet të jetë koordinimi i bashkëpunimit për të gjetur shkakun e vërtetë të bakterit dhe rikuperimi i dëmeve të shkaktuara ekonomike
Për pasojë të bakterit Esherisha Koli, 22 persona kanë humbur jetën ndërsa më shumë se 2200 të tjerë rezultojnë të prekur në disa vende të Europës.