E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmet në Lartësitë Golan, Siria kritikon Izraelin

Siria kritikoi agresionin flagrant izraelit një ditë pas goditjeve izraelite në drejtim të manifestuesve sirianë dhe palestinezë, të cilët po përpiqeshin të hynin në Lartësitë e pushtuara Golan.

"Siria kritikon ashpër sulmin flagrant të një dite më parë kundër civilëve të paarmatosur, sirianë dhe palestinezë, të mbledhur në vijën e demarkacionit në Lartësitë e pushtuara Golan", bëri të ditur Ministria e Jashtme siriane

Ushtria izraelite goditi dje manifestuesit palestinezë të cilët po përpiqeshin të hynin në pllajën e pushtuar Golan, duke shkaktuar 23 të vdekur dhe 350 të plagosur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›