Shqipëria në Zi. U jepet lamtumira 4 policëve të vrarë
Shqiptarët derdhën sot lot dhe mbajtën për një minutë frymën në shenjë nderimi ndaj vrasjes së 4 oficerëve të Policisë së Shtetit që ranë dje në detyrë, ndërsa po kryenin një operacion për arrestimin e Dritan Dajtit, një prej kriminelëve më të rrezikshëm në Shqipëri.
Në orën 12, u mbajt një minutë heshtje për të respektuar aktin heroik të këtyre policëve që sakrifikuan jetën për sigurinë tonë të përbashkët. Me rastin e ditës së zisë kombëtare të shpallur nga kabineti i Këshillit të Ministrave, të gjitha institucionet shtetërore në mbarë vendin, kishin ngritur flamurin në gjysëm shtizë. Dita e zisë ka ndërprerë sot çdo aktivitet politik, social-kulturor dhe sportiv të paralajmëruar për sot. Eagle Mobile anuloi koncertin e Madcon për ditën e sotme dhe solidarizohet me zinë kombëtare.