E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe për policët e vrarë në krye të detyrës

Dhimbje, solidaritetin më të madh njerëzor e njëherazi politik, kanë përcjellë mbi dy orë homazhe për nder të katër policëve të rënë në krye të detyrës. Qindra e qindra unifoma blu, politikanë, qytetarë, i janë bashkuar dhimbjes së familjarëve në ditën e shpallur zi kombëtare.
Kryeministri Berisha e cilësoi një përpjekje heroike në luftën kundër krimit, aksionin policor që fatkeqësisht mori jetën e Fatos Xhanit, Altin Dizdarit, Kastriot Feskajt dhe Sajmir Duçkallarit. Kryetari i qeverisë u përul me nderim përpara trupave të pajetë të katër policëve si dhe takoi familjarët e tyre të ngërthyer në dhimbje të thellë nga kjo humbje e madhe. Në deklarimin e tij për median me një shfaqje të dukshme të hidhërimit mbi ngjarjen, kryeminsitri tha se vendi humbi katër heronj. Kryemisinitri theskoi se pavarësisht këtyre ngjarjeve, asnjë nuk do të ndalë përpjekjet e shtetit për të luftuar edhe më ashpër krimin e organizuar.
Presidenti i Republikës, Kryeparlamentarja Topalli, ministri i Brendëshëm Bujar Nishani, anëtarë të kabinetit qeveritar, politikanë të të gjitha kampeve politike, kanë zhvilluar homazhe për nder të viktimave. Në deklarimet e tyre mediatike u shprehën ngushëllimet më të sinqerta familiarëve si dhe theksuar nevojën për përgjigje të ashpër ligjore ndaj krimit.
Të shpallur dëshmorë të atdheut, katër punonjësit e Policisë së Shtetit Fatos Xhanit, Altin Dizdarit, Kastriot Feskajt dhe Sajmir Duçkallarit, do të prehen në Varrezat e Dëshmorëve. Edhe këtu, një ceremoni e posaçme ka shoqëruar përcjelljen e tyre drejt banesës së fundit në praninë e përfaqësuesve më të lartë të shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›