Arrestohet Fatmir Kajolli, më shumë se vëlla i Fatmir Mediut
Autoritet shqiptare kanë ndaluar Fatmir Kajollin, biznesmenë nga Fieri, i njohur si njeriu më i afërt i Fatmir Mediut prej vitit 1990. Kajolli një biznesmen i shtrirë në fushën e ndërtimeve, përfshi dhe ndërtim rrugësh, është cituar nga kabllogramet e ambasadës së SHBA si një biznesmen i dyshimtë që mban lidhje me Fatmir Mediun.
Drejtoria e Policise ne Fier tha zyrtarisht se eshte arrestuar Fatmir Kajolli vjec 47 me urdher arresti nderkombetar pasi eshte denuar nga Gjykata e Romes Itali me 24 vjet burg per Trafikim narkotikesh dhe nga Gjykata e Milanos Itali me 16 vjet burg per Pjesmarrje ne organizata kriminale me qellim trafikim narkotikesh.
Mediu dhe Kajolli kane nje miqësi te hereshme nga viti 90 dhe ka dyshime te besueshme per biznese te perbashketa. Po ashtu Mediu ka punësuar shume njerez te afert te tij. G . Kajolli eshte shofer shoqerues i Mediut dhe njihet si nip i Kajollit ndersa Muharrem Kajolli ishte drejtor i burimeve njerezore ne Ministri te Mbrojtes ne kohen qe ishte Mediu minister. Aktualisht vellai i Fatmir Kajollit, eshte pjese e kabinetit te Ministrit Fatmir Mediu, si keshilltar i tij, sic duket dhe nga faksimilja e faqes ne internet te kesaj ministrie.
Vet Fatmir Mediu është dënuar në Itali për favorizim të trafikut të drogës, deri në gjykatën e Apelit dhe i ka pushuar çështja në vitin 2004 me ndërhyrje politike nga Shqipëria. Mediu është ndaluar në aeroportin e Milanos dhe më pas është dënuar nga gjykatat e dy shkallëve, pasi u kap duke shoqëruar një të kërkuar për vrasje dhe trafik droge të cilit i kishte nxjerr pasaportë me emër të ndryshuar si drejtues lokal i Partisë Republikane në Berat.
Biznesmeni Kajolli në zgjedhjet locale të vitit 2011 u angazhua në mbështetje të kandidatit socialist për Bashkinë e Fierit, Baftjar Zeqo edhe pse vetë konkuronte për postin e këshilltarit në bashki nën siglën e Partisë Republikane. Kajolli njihet edhe si mik I kryebashkiakut Baftjar Zeqo në Fier, ai ka fituar disa leje ndërtimi pallatesh në qytet si dhe disa tendera për pastrimin e qytetit apo shtrimin dhe rehabilitimin e e disa rrugëve dytësore të qytetit . Së fundmi Kajolli ka fituar tenderin për administrimin e parkingjeve publike në qytetin e Fierit tender I cili është zhvilluar në fund të vitit 2011
Komentet e para flasin per nje presion te hapur te Berishes ndaj Mediut, pas pakenaqesive te tij te fundit te shprehura publikisht dhe tentatives per te bere aleance me opoziten lidhur me kontrollin mbi KLD. Jozyrtarisht mesohet se urdherarresti per Kajollin ka ardhur dy here te tjera, me 2006 dhe 2011 por nuk eshte zbatuar per shkak te pozitave te forta te Mediut.
Kabllogramet e SHBA: Kajolli i përdorur nga Olldashi dhe Alibej në zgjedhjet në Fier më 2009
Kabllogramet e ambasadës së SHBA në Tiranë publikuar nga Wikileaks tregojnë se Fatmir Kajolli ka qenë përdorur në zgjedhjet e vitit 2009 dhe nga Sokol Olldashi dhe Enkelejd Alibej si pjesë e një skeme që rekomandonte lirimin e të dënuarve nga burgu për ët frikësuar popullsinë lokale. Kabllogrami thoshte se në disa rrethana Olldashi dhe Alibej kanë përdorur Kajollin në një skemë për të liruar të burgosurit dhe për të përfituar vota nga familjarë dhe të afërm të tyre.

