E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet Marash Koceku si organizatori kryesor i pengimit te zgjedhjeve ne Shale

Shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, kane arretuar organizatorin kryesor te pengimit të zhvillimit të zgjedhjeve lokale në Komunën Shalë, Marash Koçeku, 40 vjec , lindur dhe banues në fshatin Gimaj, ne Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i 40-vjecarit, u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka lëshuar për Marash Koçekun Urdhër Ndalimi, për veprën penale të “Pengim të subjektit për zgjedhjet në organet përfaqësuese”.

Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, po vazhdon hetimet, për kapjen e autorëve të tjerë, të përfshirë në pengimin e procesit zgjedhor ne Komunën Shalë, te mbajtura diten e dielë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›