Kosove Gjenerali i KFOR-it Buhler takohet me perfaqesues te Beogradit

Komandanti i trupave paqeruajtese te NATO-s gjenerali Erhard Buhler eshte takuar ne oret e mbremjes me shefin e delegacionit serb ne bisedimet me Kosoven Borislav Stefanovic dhe ministrin serb per Kosoven Goran Bogdanovic. Ne nje njoftim te trupave paqeruajtese thuhet se takimi ishte shkembim i shkurter dhe joformal te pikepamjeve. Takimi thuhet ne njoftim eshte mbajtur ne kampin e KFOR-it ne komunen e Leposaviqit. Ne njoftim thuhet se gjenerali Buhler eshte takuar me perfaqesuesit e Beogradit vetem pasi protestuesit e kishin liruar rrugen.
NATO-ja ka bere te ditur se do te vendose forca shtese ne Kosove nga radhet e trupave operacionale rezerve. Ky vendim pasoi kerkesen e komandantit te KFOR-it Erhard Buhler pas trazirave qe perfshine veriun e Kosoves te banuar me shumice serbe.
Aktualisht KFOR-i ka me pak se gjashte mije trupa ne Kosove. Nje pjese e tyre prej nje jave jane perqendruar ne veri per te rivendosur rendin pas dhunes qe pasoi operacionin e njesive te posacme te policise se Kosoves per te vene nen kontroll dy vendkalime kufitare me Serbine. Nje pjesetar i policise u vra gjate nje sulmi ne afersi te Zubin Potokut nje nga komunat me shumice serbe ndersa njeri nga vendkalimet u dogj nga grupe serbesh.
Forcat paqeruajtese thone se gjendja ne veri eshte e qete por e tensionuar ndersa po vazhdon bllokimi i rrugeve qe cojne ne vendkalimet kufitare nga banoret serbe. Shefi i delegacionit te Serbise per bisedimet me Kosoven Borisllav Stefanovic dhe ministri serb per Kosoven Goran Bogdanovic thane se bllokimi i rrugeve do te vazhdoje deri ne zgjidhjen e situates. Perfaqesuesit e Beogradit kane kerkuar kthimin ne gjendjen e meparshme nje kerkese kjo e cila eshte hedhur poshte nga Prishtina.
Nderkaq rreth zhvillimeve te diteve te fundit Zevendes Ndihmes Sekretari amerikan i Shtetit Thomas Countryman gjate nje interviste per televizionit publik te Kosoves ka kerkuar nga Prishtina dhe Beogradi qe mosmarreveshjet te zgjidhen nepermjet rrugeve paqesore . Ai ka thene se barrikadat duhet te hiqen sa me shpejt dhe se KFOR-i dhe EULEX-i nuk duhet te pengohen nga askush ne kryerjen e misioneve dhe detyrave te tyre. shte e papranueshme per Shtetet e Bashkuara qe KFOR-i apo EULEX-i te konsiderohen armiq te Kosoves apo Serbise ka thene zoti Countryman.
Njesite e posacme te policise se Kosoves filluan te henen e kaluar nje operacion per venien nen kontroll te dy vend kalimeve kufitare ne veriun e banuar me shumice serbe. Operacioni u urdherua nga qeveria e Kosoves ne perpjekje per te zbatuar vendimin per ndalimin e importeve nga Serbia i cili nuk po zbatohej ne ate pjese te Kosoves ku nuk funksionojne doganat e vendit.
Operacioni i policise nuk u mbeshtet nga zyrtaret e Bashkimit Evropian te cilet thane se ai u ndermor pa keshillime paraprake me ta ndersa bene thirrje per rifillimin e bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise te cilat qene shtyre per ne muajin shtator.