E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhoma e spitalit, streha e 31-vjecarit invalid

Drilona Nokshiqi
Nje aksident e ka kthyer Dorian Xhemalin ne nje invalid. E ndersa ka mbaruar procedurat e kurimit, mjeket i kane dhene lejen te largohet nga spitali. Kete moment nuk e ka dashur kurre, nuk ka ku te shkoje, te strehohet, te fleje apo dike qe te kujdeset per te. Tashme dhoma 6 ne pavijonin e neurokirurgjise te Spitalit Ushtarak, eshte kthyer ne shtepi per Dorianin dhe vellain e tij.
Historia
Kane kaluar dy jave qe nga dhenia e fletedaljes nga spitali, por Dorian Xhemali vazhdon te qendroje i "mberthyer" pas njeres prej dhomave te neurokirurgjise, sepse eshte i pastrehe dhe si rezultat nuk ka ku te shkoje. Ditet kalojne, ndersa shpresa qe ai bashke me vellane, Klodianin te kene nje strehe, venitet. Kane kaluar mbi 16 vite qe keta dy vellezer flene here ne nje qoshe te nje shtepie te braktisur, e here ne mes te rruges mbuluar me kartone, pa pasur ku te kerkojne ndihmen me minimale, ate te mbijeteses. Gjate ketyre viteve ata kane kerkuar vazhdimisht te kene te pakten nje vend ku te kalojne naten, por nuk ia kane arritur. Nese gjate ketyre viteve ata kane rendur per te kerkuar nje kafshate me shume nga duar zoterinjsh, sot gjendja e tyre ka arritur kulmin e saj, ata e kane te domosdoshme nje strehe sepse Doriani eshte paraplegjik, ai nuk arrin t'i komandoje gjymtyret e tij.
Aksidenti
Si pasoje e nje aksidenti automobilistik me 22 tetor 2009, Doriani mbeti i paralizuar dhe nuk mund te levize anesite e poshtme. Gjate afro 4 muajve qendrim ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, 31-vjecari ka tentuar disa here te vetevritet, por fatmiresisht i eshte gjetur prane personeli mjekesor, qe ka mundur te shmange vdekjen e tij. "Kam tentuar disa here te vetevritem por me kane shpetuar, pastaj me cuan tek spitali i te semureve mendore, por qe aty me nxoren sepse konkluduan se une nuk kisha probleme psikike. Vetem vellain kam qe kujdeset per mua. Por edhe ky eshte ne hall se nuk di cfare te beje me pare, te lype apo te kujdeset per mua", tregoi Doriani. Ai qendron gjysme i shtrire ne krevatin e dhomes numer 6-te te neurokirurgjise dhe vetem pret, sepse ai nuk mund te beje gje tjeter. Me mjekren qe i dridhet dhe lotet qe nuk ndalojne se njomuri faqet e tij, ai ngjan me nje femije te pambrojtur, te pafuqishem. "Me mire te vdisja sesa te jetoj keshtu. Une nuk jam ndihmese per familjen time, jam vetem nje barre. Cfare do te bejne me mua, ku do me cojne, si do me ushqejne? Pasi te dal nga spitali nuk kam ku te shkoj, sepse s'kam shtepi, sepse kurre nuk kam pasur nje shtepi",vazhdon rrefimin e tij, Doriani.
Kerkese
Pjesen me te madhe te dites, Klodiani e kalon prane krevatit te vellait. Ata rrine me ore te tera ne heshtje, duke menduar nese do kete nje forme qe ata te ndihmohen, cfaredolloj menyre. Ne zbrazetiren e nje dhome te erret, degjohet vetem frymemarrja e tyre e renduar dhe ndonje renkim qe del ne menyre te pavullnetshme. "Ne jemi te pastrehe dhe na takon te marrin ndonje perkrahje nga shteti. Qofte nje kasolle ku te fusim koken per ne do te ishte mjaftueshem. Nuk kam ku ta coj vellain ne kete gjendje. Nga ana tjeter, spitali nuk e mban dot sepse i ka dhene fletedaljen. Une nuk di cfare te bej. Une po cmendem", thote me nje deshperim ne syte e tij, Klodiani, vellai i te semurit. Cdo minute qe kalon, cdo tik-tak i ores qe nuk eshte, rendon ne shpirtin e ketyre njerezve qe bertasin ne heshtje, sepse asnjeri nuk i degjon. Ata vuajne pafundesisht mungesen e dickaje qe me te drejte iu takon, si prestar te kesaj shoqerie, te ketij komuniteti. Klodiani dhe Doriani jane banore te kryeqytetit dhe duhet te trajtohen si te tille
Gjendja e rende psikologjike dhe sociale
Gjate 24 oreve ne mendjen e tij vertitet vetem nje dileme e madhe, enigma me e madhe e jetes se tij:-"Do te kem une ndonjehere nje vater familjare?" dhe per vite me radhe ka marre te njejten pergjigje: "Ndoshta asnjehere". "Une nuk mund te pretendoj qe shteti te me ndihmoje mua, kur ishin prinderit e mia, ata qe me braktisen. Shpesh them me veten time qe une nuk duhet te kisha lindur, por Zoti e di me se miri dhe une kam besim se nje dite do te behet mire", shprehet Doriani. Me fytyre te mbeshtetur ne duar, me mjekren qe i dridhet, me shikimin e perhumbur nga dritarja ai vazhdon te tregoje, se sa e veshtire eshte te mos dish nese do te vije ndonjehere dita, kur do te kete nje strehe te tijen. "Jam i martuar dhe kam nje djale. Ndersa nusja me djalin kalojne tere diten duke lypur per kafshaten e bukes, une vajtoj ditet e mija qe do te kaloj, papasur mundesine te ushqej veten time, jo me birin qe e linda vete. Kur ai lindi, une u betova qe nuk do ta braktisja kurre, sikur kishin bere prinderit tane me ne, por sot, ne kete shtrat spitali une e di qe e kam thyer betimin e bere. Une e braktisa ate, sepse asnjehere nuk do te mund t'i jap atij sigurine qe prindi i jep femijes dhe njekohesisht, edhe ata me braktisen mua", me njeren dore afron batanijen, ndersa syte i shkojne tek dora e djathte qe pothuajse i eshte kalbur.

Invalidi do te trajtohet me KEMP
Sherbimi Social Shteteror ka pohuar se Dorian Xhemali mund te perfitoje nje pagese te KEMP-it, ku parate e perfituara jane ne varesi te gjendjes se tij. "Pacienti duhet te marre nje fletepagese per te perfituar KEMP-in dhe me pas, duhet te paraqitet ne zyrat e komisionit per ta marre ate. Nderkohe per sa i perket familjareve te tij, si gruaja ashtu edhe femijet, duhet te paraqiten prane zyrave qendrore te Sherbimit Social Shteteror ku do te vendoset per akomodimin e tyre. Sipas drejtuesve te ketij institucioni, jane dy menyra te trajtimit, e para kur nena dhe femija jetojne bashke dhe e dyta kur femija te shkoje ne nje qender me te specializuar dhe nena ne nje tjeter qender. Por kjo varet ne deshiren e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›