Tirana e "semure" nga zemra dhe depresioni
Sonila Isaku
Banoret e Tiranes vuajne nga semundjet e zemres, te shendetit mendor duke perfshire ketu stresin dhe depresionn, por edhe te astmes dhe semundjet e veshkave. Sipas te dhenave nga Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor, rezulton se nga keto semundje vetem gjate vitit te kaluar jane regjistruar 11.500 raste te reja.
Semundshmeria
Shtate grupet me te medha te semundshmerise kronike, zene 98 per qind ne total te semundjeve te rimbursimit. "Nga pikepamja e struktures se semundshmerise, diagnozat me te rimbursuara jane; semundjet e sistemit kardiovaskular, psikozat skizofrenike, astma bronkiale, epilepsia insuficience kronike e veshkave, glaucoma etj", kane pohuar drejtuesit e ISKSH-se ne lidhje me semundshmerine ne Tirane. Sipas tyre tumori malinj i gjirit tek femrat ka nje rritje te kostos mesatare te rimbursimit per diagnoze. Po keshtu, raste te reja ka edhe per diabetin, hipertensionin dhe epilepsite.
Sigurimet
Skema e sigurimeve shendetesore ka pesuar ndryshime gjate vitit 2009. Fundi i ketij viti, shenon nje numer me te larte te atyre qe paguajne sigurime, kete e deshmon dhe fakti i hapjes se librezave te reja. Keshtu u shpreh drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana, gjate analizes nje vjetore me perfaqesues te qendrave shendetesore, te sistemit paresor. Ky numer shkon mbi 290 mije libreza. "Hapja e librezave te reja qe ka arritur ne numrin 296 mije per vitin 2009, ne te gjithe Shqiperine, pjesa me e madhe eshte hapur ne Tirane, qe tregon per nje interesim shume te madh te popullates per skemen e sigurimeve te kujdesit shendetesor, duke hequr dore nje pjese e madhe nga pagesat informale qe kryejne ne drejtim te mjekut, qofte ne paresor, qofte ne spitalor", u shpreh Elvana Hana, drejtoreshe e ISKSH-se. Nderkohe, Hana u shpreh se prioritet do te mbetet mjeku i familjes, i cili eshte i pari qe diagnostikon semundjet tek pacientet. "Do te vazhdojme qe t'i japim nje hapesire me te madhe mjekut te pergjithshem ne menyre qe te marre me shume hapesire parandalimi i semundjeve se sa trajtimi i tyre ne nivele te tjera", vijoi Hana. Sipas saj, po hartohen politika per rimbursimin e barnave, ku perqendrimi me i madh mbetet tek semundjet kronike, te cilat ne rajonin e Tiranes jane te larta. Rimbursimi tek kroniket shkon ne masen 98 per qind.
Grupet e semundshmerise se perhapur dhe rimbursimi ne %
Semundshmeria Cardiovaskulare ze 42.3 % te rimbursimit, predominon HTA, IKK
Semundshmeria Endokrine 13.2 % te rimbursimit, predominon D.Melitus.
Semundshmeria Respiratore 8.7 % te rimbursimit, predominon A.Bronkiale.
Semundshmeria Mendore 13.0 % -//- -//- Psikoza skizofrenike.
Semundshmeria S.N.Q shqisat 7.2 % -//- -//- Epilepsia, Glaukoma
Semundshmeria Tumorale 6.6% -//- -//- CA mame
Semundshmeria Urogenital 4.3 % -//- -//- HB prostates, IRK.