Elvana Gjata "origjinale"

Kjo këngëtare e jona vjen me hite të mëdha si cdo herë. Këtë herë me këngën “Fake” kritikoi në mënyrë ironike kolegët e saj këngëtarë, të cilët po huazojnë jo vetëm këngët por edhe stilet.
Por Elvana Gjata këtë herë ra pre e kritikës së saj. Në spektaklin “X Factor Albania 2”, bëri një hyrjë madhështore. Ajo qëndronte brenda një diamanti të inskenuar, gjë kjo që ishte e parë edhe diku tjetër.
Nuk u bë as edhe një vit, që kur një konkurente përformoi me të njejtën skenë në “X Factor USA 2012”,me këngën e Rihanna-së Diamond.
Gjithashtu kritikat e adhuruesve të saj nëpër rrjetet sociale shprehën jo knaqësi, jo vetëm për dukjen por edhe për luhatjet e zërit gjatë këndimit./Indeksonline/